VIDEO/ Në pritje të ëmbël, Almeda Abazi flet për vështirësitë e shtatzënisë së dytë

VIDEO/ Në pritje të ëmbël, Almeda Abazi flet për vështirësitë e shtatzënisë së dytë

21:02, 29/11/2020

Para pak ditësh, Almeda Abazi tregoi në Instagram se do të bëhet nënë për herë të dytë. Aktorja publikoi disa foto të ëmbëla me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman.

Ditën e sotme, bukuroshja ka publikuar një video, ku ka treguar se si po i shkon shtatzënia e dytë.

Almeda thotë se shtatzënia e dytë është ndryshe nga e para, pasi ajo nuk është ndjerë shumë mirë.

Një pjesë e ndjekësve, shprehen të bindur se ajo do të bëhet këtë herë nënë e një vajze.

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda  në video.

Disa të tjerë i kanë thënë se mund të ketë edhe binjakë, por aktorja ka treguar se e kanë parë që është vetëm një bebush, por thjesht nuk i dinë gjininë akoma.

Almeda dhe Tolgahan janë martuar në 2017 dhe në 2019 u bënë prindër për herë të parë të një djali, të quajtur Efehan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco