Habit moderatorja shqiptare: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

Habit moderatorja shqiptare: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

13:56, 28/11/2020

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun.

Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu.

Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë.

Ajo tha se si fillim kishte menduar ta hiqte fëmijën, pa i thënë asgjë të shoqit apo familjes. Mirëpo doktoresha e kishte bindur të mos e bënte diçka të tillë.

''Jam menduar shumë për djalin e dytë, sepse nuk kam qenë dakord. Isha shumë e fixuar të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte. Në momentin që unë e konfirmova shtatzëninë, nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh moderatorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco