'Për ty atdhe'/Ja kënga e shumëpritur e cila po vjen për kremten festive nga Ramë Lahaj

'Për ty atdhe'/Ja kënga e shumëpritur e cila po vjen për kremten festive nga Ramë Lahaj

21:43, 27/11/2020

Nesër shqiptarët kudo që janë festojnë festat e nëntorit, sikur janë Dita e flamurit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dalja në skenë e UÇK-së, por edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit, shkruan Syri.net Kosova.

Prandaj, gjatë kësaj kremte festive, sheshet por edhe qytetet kudo si në Shqipëri e Kosovë janë veshur me flamujt kuq e zi, por nuk mungon edhe ai shtetëror i Kosovës.

E lidhur me këtë për nesër si duket po paraljamëron një këngë të veçantë edhe tenori i shquar shqiptar, Ramë Lahaj.

Ai lajmin e ka bërë të ditur në Facebook.

Kënga titullohet 'Për ty atdhe' dhe si duket i dedikohet pikërisht këtyre festave dhe sakrificës së madhe ndër breza./Syri.net Kosova.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco