Prezantuesja britanike kundër yjeve të Hollywood-it: ‘Trupat e tyre perfektë’ janë të dëmshëm

Prezantuesja britanike kundër yjeve të Hollywood-it: ‘Trupat e tyre perfektë’ janë të dëmshëm

20:32, 27/11/2020

Prezantuesja britanike, Ulrika Jonsson ka reaguar ashpër ndaj Jennifer Lopez dhe Jennifer Aniston.

Ajo i ka quajtur toksikë “trupat perfektë” të Lopez dhe Aniston, duke thënë se imazhi i tyre mund të shkaktojë dëme në vetëbesimin e grave.

Jennifer Lopez pozoi nudo pak ditë më parë, për të njoftuar këngën e saj të re “In The Morning”. 

Gjithashtu, dhe Jennifer Aniston ka publikuar një set fotografish së fundmi, për fushatën e kompanisë që ajo po promovon.

Ndërsa Aniston dhe Lopez janë përgëzuar për fizikun e tyre nga shumë njerëz dhe fansa, ish-prezantuesja e “Gladiators” tha se fotoja e J Lo e bëri të ndihet si “e parëndësishme”:

“Shikoni, unë nuk jam idiote. Jam plotësisht e vetëdijshme që këto gra kanë trajnerë personal, make-up artistë, dietologë, kuzhinierë, staf ... për të mos përmendur Photoshop.

Ato fotografohen nga më të mirët dhe nuk lejojnë që asgjë të kalojë pa një filtër të mirë. “Kjo shitje e përsosmërisë” është duke bërë një dëm të madh”, tha ajo.

Jonsson u shpresh se nëse ajo është “e lënduar” nga imazhet, “imagjinoni si mund të jetë ky efekt te gratë “e  moshuara”, apo ato “të zakonshme”. Ajo shkroi për “The Su”: “Të dish që ke kaluar disa faza në jetë dhe pastaj, edhe pasi ke provuar veshjet më të bukura dhe makeup-in më të mirë, përsëri nuk ndihesh mirë, nuk mund t’ju them se sa e dhimbshme është.”

Ulrika madje tha se mendon që pamja e saj, ka bërë që të humbasë punën sepse ajo “nuk ishte spektakolare”./Burimi: UKnews/ K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco