Shpërthen këngëtarja: Vdekja e Maradonës më e rëndësishme se lamtumira që u jepet femrave dhunuara

Shpërthen këngëtarja: Vdekja e Maradonës më e rëndësishme se lamtumira që u jepet femrave dhunuara

18:21, 27/11/2020

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona tronditi të gjithë botën. Por këngëtarja e njohur Laura Pausini është shprehur se vëmendja për yllin argjentinas, nuk i kanë dhënë rëndësi Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

“Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara. Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Me të vërtetë që nuk e di çfarë të mendoj më”, shkruante këngëtarja në një postim në Instagram. 

Por, pas komenteve të shumta, Pausini u detyrua ta fshihte postimin, duke dhënë më pas një sqarim se ishte keqkuptuar nga publiku.

Kujtojmë se pak ditë më parë janë publikuar të dhënat alarmante nga EURES për vrasjet e grave, në 10 muaj, ku raportohen 91 gra të vrarë; një në tre ditë./Burimi: Gossip/ K.H.Syri.net/

 

Image

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco