FOTO/ Ylli i ‘Friends’ fejohet me të dashurën 22 vite më të re

FOTO/ Ylli i ‘Friends’ fejohet me të dashurën 22 vite më të re

16:11, 27/11/2020

Aktori dhe komediani i njohur, Matthew Perry është fejuar. “People” ka zbuluar se ylli i serialit “Friends” i ka propozuar për fejesë të dashurës së tij, Molly Hurëitz.

“Vendosa të fejohem” tha aktori. “Për fat të mirë, në këtë kohë rastësisht u takova me gruan më të madhe në planet.”

Në fillim të këtij viti, Hurëitz 29 vjeçe, e cila punonte si menaxhere letrare, ndau një mesazh të ëmbël për aktorin në Ditën e Shën Valentinit .

“Shën Valentini im i dytë, por i pari si një influencuese në Instagram”, shkruante në Instagramin e saj dhe duke bërë tag aktorin 51 vjeçar.

Çifti, filloi të takohej në 2018 dhe thuhet se kaluan pushimet së bashku vitin e kaluar./ Burimi: People./ Përshtati: K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco