Stresi publikon videon me të cilën kujton tërmetin e vitit të kaluar në Shqipëri

Stresi publikon videon me të cilën kujton tërmetin e vitit të kaluar në Shqipëri

15:30, 27/11/2020

Stresi ka sjellë pamje nga tërmeti i vitit të kaluar.

Vitin e kaluar kur të gjithë ishin duke u përgaditur për festën e flamurit dhe festat e fundvitit , çdo gjë ndryshoi pasi tërmeti që ndodhi në Shqipëri morri jetën e 51 personave.

U mësua pastaj se Durrësi dhe Thumana ishin dy qytetet më të prekura nga ky tërmet, i cili përveç 51 viktimave të lënduar pati mbi 3.000 persona , kurse dëmet materiale ishin cilësuar si të jashtëzakonshme.

Një ndër artistët e parë që shkuan në vendngjarje për të ndihmuar ishin Stresi së bashku me këngëtaren kosovare Morena Tarakun.

Këtë vit Stresi ndau një video në llogarinë e Instagramit ku shihet situata e vitit të kaluar, duke falënderuar miken e tij dhe të gjithë ata që ndihmuan.

“Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë zoti qoft me ju. Flm Morena Taraku per ndihmen qe dhe sot e 1 vit . Flm te gjitheve qe kontribuat.”, shkroi Stresi në mbishrimin e videos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco