Anahí dhe Maite Perroni, rrëfimet e tyre të guximshme përpara ribashkimit të Rebelde

Anahí dhe Maite Perroni, rrëfimet e tyre të guximshme përpara ribashkimit të Rebelde

17:52, 26/11/2020

Ishte gusht 2008, kur në kulmin e suksesit të saj, grupi i krijuar nga telenovela e suksesshme Rebelde, i tha lamtumirë skenës.

Secili prej anëtarëve të tij ishin gati të fillonin karrierën e tyre, disa në televizion, të tjerët në film dhe disa më shumë në muzikë, por ata nuk do të shiheshin përsëri së bashku duke interpretuar këngët që u bënë të njohura në të gjithë botën. 

Dhjetorin e kaluar, tetë vjet pas asaj lamtumire, grupi befasoi me një ribashkim spontan në prag të Krishtlindjes, i cili u dha tifozëve të tij shpresë për një ribashkim të mundshëm. 

Në një vit shumë të komplikuar, mes pandemisë së Covid-19, dëshira e shumë njerëzve u kristalizua me një takim të katër prej gjashtë anëtarëve të RBD. 

Dy këngëtaret dhe aktoret e njohura, Anahi dhe Maite Perro rrëfyen për “Hello” bashkimin e tyre të shumë pritur.

“Jeta jonë ka ndryshuar, koha ka kaluar dhe ne jemi rritur dhe evoluar, por zemrat tona vazhdojnë të jenë të bashkuara në të njëjtën ndjenjë”, u shpreh Anahí.

“Jam shumë e emocionuar dhe nervoze, shumë e emocionuar. Një punë mbresëlënëse është bërë nga i gjithë ekipi ”, tha Maite për këtë takim të shumëpritur që pritet të thyejë rekorde të audiencës. 

“Rebelde” do të mbajnë një show virtual në 26 dhjetor.

Por, ata nuk do jetë 6, por 4, pasi Dulce Maria dhe Alfonso Herrera nuk do të mund të marrin pjesë. Dulce Maria ka treguar se midis dhjetorit dhe janarit, pret të lindë vajzën, pasi siç dihet aktorja është në pritje të ëmbël./Burimi: MxHola/ K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco