Kush është gjakovari që po i çmend vajzat shqiptare, prej mbrëmë është pjesë e ‘Për’Puthen’

Kush është gjakovari që po i çmend vajzat shqiptare, prej mbrëmë është pjesë e ‘Për’Puthen’

10:55, 26/11/2020

Një konkurrent i ri i është bashkuar mbrëmë emisionit të dashurisë “Për’Puthen”.

Bëhet fjalë për Atdheun, i cili ka lindur në Gjakovë, por që prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme evropiane.

Gjatë prezantimit, Atdheu tregoi se në Evropë ka punuar në ndërtim pasi që, siç tha, shqiptarët në këto shtete s’mund të bëhen shefa, derisa deklaroi se i është bashkuar emisionit për të gjetur lumturinë e jetës.

27-vjeçari nuk i kurseu komentet për vajzat. Për Tean, tha se është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme. Ana, një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si një ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri.

Ana Kaurin, e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri. Nuk munguan komentet për Sindin dhe Melisën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco