Janë rikthyer apo jo Loredana dhe Mozzik? Dokumentari i Loredanës i thotë të gjitha

Janë rikthyer apo jo Loredana dhe Mozzik? Dokumentari i Loredanës i thotë të gjitha

08:36, 26/11/2020

Çifti Loredana dhe Mozik, për muaj me radhë u shndërruan në qendrën e vëmendjes së mediave me ndarjen e tyre dhe dyshimet për një rikthim së bashku.

Ditën e djeshme, Loredana publikoi dokumentarin mbi jetën dhe karrierën e saj muzikore, një dokumentar që flet edhe mbi marrëdhënien e saj me Mozzik.

Pas shumë dyshimeve se dyshja janë ribashkuar, Loredana e konfirmon këtë me pamjet ku ata shfaqen si një familje, bashkë me vajzën, Hanën.

Gjatë dokumentarit, Mozzik thotë se nuk bëhëj fjalë për një ndarje por për një krizë në çift dhe se ishin mediat ata që e bënë të madhe këtë ndarje.

“Kam pasur gjithmonë dëshirë të martohem sa më shpejt. Mendoj se gjithçka që na ka mbajtur bashkë është se kemi jetuar shumë gjëra bashkë. Loredana është ndryshe nga femrat e tjera.
Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruajtur. Kanë folur e kanë shkruajtur gjithçka”- shprehet Mozzik.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco