4 gra dhe shumë fëmijë, njihuni me jetën e ‘çmendur’ të Maradonës

4 gra dhe shumë fëmijë, njihuni me jetën e ‘çmendur’ të Maradonës

09:00, 26/11/2020

Legjenda e futbollit, Diego Maradona ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare. 

Jashtë fushës, Maradona ishte një personalitet i gjallë mjaft i njohur për stilin e tij të jetës ekstravagante. Ai u takua me Claudia Villafane kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe u martuan në 1989. Çifti u divorcua në 2004 por u panë bashkë edhe për disa vite të tjera.

Maradona kishte njohur dy djem dhe tre vajza nga katër gra të ndryshme, përfshirë ata me ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe ish partneren afatgjatë Veronica Ojeda.

Fama, paratë, qenia gjithnjë në qendër të vëmendjes, sollën edhe efektet anësore për futbollistin. Përdorim i narkotikëve, abuzim me shpenzimet dhe shmangie të detyrimeve fiskale e shoqëruar Maradonën deri në vitet e fundit të jetës. Madje raportohet se Maradona i detyrohet shtetit italian rreth 37 milionë euro, 23 prej të cilave si kamatëvonesë për detyrimet e papaguara.

Megjithëse me shumë fëmijë, nga disa marrëdhënie me disa gra, ai kishte një jetë luksoze, kjo edhe falë të ardhurave që gjeneronte pasi emri i tij është reklamë e mirë në çdo kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco