Meghan Markle flet për herë të parë pas abortit spontan: E dija që po e humbja...

Meghan Markle flet për herë të parë pas abortit spontan: E dija që po e humbja...

11:30, 25/11/2020

Në korrik të këtij viti Meghan Marke, dukesha Sussex humbi fëmijën e saj nga një abort spontan.

Për herë të parë pas kësaj humbje të madhe, ajo foli mbi dhimbjen që i la kjo ngjarje.

Teksa shtrëngoja dhe përqafoja Archie-n e dija që po e humbja fëmijën tim të dytë. Orë më vonë, kur hapa sytë e gjeta veten në një shtrat spitali, Harry-n pranë meje që më mbante dorën. Pashë lotët në sytë e tij, duart e mpira. Mendova me vete: si do të shërohemi nga kjo?”, shkruajti Meghan, për New York Times.

Ndër të tjera, dukesha pohoi së procesi i shërimit të saj, erdhi pikërisht kur ajo filloi të fliste për këtë dhimbje.

"Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash mbi vete një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë njerëz, por të folur nga pak. Ne po përshtatemi me një normalitet të ri ku fytyrat fshihen pas maskave, por kjo po na detyron të shohim më mirë sytë e tjetrit, herë të mbushur me ngrohtësi, herë të tjera me lot", përfundoi dukesha.

Dukesha theksoi se qëllimi i këtij rrëfimi është të ndihmojë rastet e tjera për ta kapërcyer dhimbjen, njëlloj si Meghan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco