Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen dhe John Legend marrin vendimin e rëndësishëm

Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen dhe John Legend marrin vendimin e rëndësishëm

10:01, 25/11/2020

Chrissy Teigen dhe John Legend u përballën me një moment shumë të vështirë në jetën e tyre.

Chrissy, në javën e 20-të të shtatzënisë pësoi hemorragji, duke e humbur kështu fëmijën e tyre.

Për një përiudhë relativisht të gjatë, supermodelja u largua nga rrjetet sociale dhe nga kamerat, dhe për herë të parë ajo mori guximin dhe forcën për të folur publikisht.

Chrissy dhe John ishin të ftuar në “Good Morning America”, ku deklaruan se do të bëjnë bamirësi duke ndihmuar familjet me fëmijë të sëmurë, duke i paguar atyre shpenzimet gjatë kurimit.

“Çdokush që na njeh ne, e di që gjëja më e rëndësishme për ne është familja. Kur ke mundësinë të mbështetesh te njerëzit e dashur, kohët e vështira kalojnë më lehtë. Ne e kuptojmë dhimbjen e atyre që kanë fëmijë të sëmurë dhe nuk kanë mundësi për kurimin e tyre”, u shpreh Chrissy.

Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit 'In vitro'.

Ndërsa shtatzënia me Jack ndodhi natyrshëm.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco