Ia ndjellin vdekjen, reagon keq Çun Lajçi

Ia ndjellin vdekjen, reagon keq Çun Lajçi

09:38, 25/11/2020

Çun Lajçi ka reaguar pas një postimi dashakeq në rrjete sociale.

Viti 2020 ishte i kobshëm edhe për artin, ngase shumë prej emrave më të njohur të artit shqiptar u shuan.

Nexhmije Pagarusha, Adem Mikullovci, Ismet Peja, e shumë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 2020-ës, duke lënë boshllëk të madh në kulturën tonë.

Pas vdekjes së Ismet Pejës dy ditë më parë, në rrjete sociale qarkulloi një postim, ku parashikohej vdekja e Çun Lajçit.

Pas gjithë kësaj reagoi vet aktori, i cili shkruan “Sa mirë kur venë bast për ty e lirisë i zbritet çmimi! Eh sa kingji shkon para dashit!”.

Ndryshe, Çun Lajçi në vitin 2017 humbi vajzën, të cilës shumë shpesh i dedikon fjalë prekëse.

Image

Nji grumbull dheu plot çafka tue kërkua krymba! S'mundem me jetua tue krrokatë si sorrë oborrit, me kollin e thatë, i...

Posted by Çun Lajçi on Wednesday, 25 November 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco