Sara i bën kamerën e fshehtë Ledrit dhe ai nuk i mbajti dot lotët

Sara i bën kamerën e fshehtë Ledrit dhe ai nuk i mbajti dot lotët

22:40, 24/11/2020

Vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Sara ka zgjedhur që t’i bëjë kamerë të fshehur partnerit të saj.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë videon ku pretendon se i plasin ujërat.

Teksa ai ndodhej në dhomën tjetër, Sara ka hedhur pak ujë te bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi.

Disa sekonda më pas, reperi shfaqet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla, ndërsa bie pre e kamerës.

Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm, pasi ai shihet në video teksa sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj mamin?”

 “E di që kjo nuk është aq e mirë dhe disi u pendova që e bëra, por në fund dukej shumë e vërtetë”, ka shkruar ajo krahas videos. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco