Këngëtari njohur ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare

Këngëtari njohur ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare

21:58, 24/11/2020

Këngëtari i muzikës cauntry, Hal Ketchum ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeç, pasi humbi betejën me sëmundjen e Alzheimerit.

Ishte gruaja e Hal, Adrea që bëri të ditur lajmin e hidhur, nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ne njoftojmë se Hal vdiq paqësisht mbrëmë në shtëpi për shkak të ndërlikimeve të demencës. Le të jetojë muzika e tij përgjithmonë në zemrat tuaja dhe t'ju sjellë paqe”, shkruan ajo.

Në Prill 2019, Andrea zbuloi se Ketchum ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer dhe se do të tërhiqej nga karriera e tij interpretuese. 

Në atë kohë, Andrea e quajti Alzheimer-in "një sëmundje rraskapitëse dhe konfuze" dhe tha se ishte koha që burri i saj "të qëndronte në shtëpi me të dashurit".

Ketchum lindi në Greenwich, Neë York dhe ishte anëtar i Grand Ole Opry dhe këngëtar i hitt "Small Toën Saturday Night”. 

Sipas biografisë së tij Opry, artisti filloi të luante daulle në moshën 15 vjeçare, para se të kalonte në kitarë. Për më tepër, ai "kaloi gati 20 vjet si një marangoz dhe ndërtues mobiljesh përpara se të pushonte në biznesin e muzikës"./K.H/ Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco