‘Nga karakteri yt më pëlqen gjoksi’, habit Arjoni në takim me Anën

‘Nga karakteri yt më pëlqen gjoksi’, habit Arjoni në takim me Anën

19:41, 24/11/2020

Në puntatën e sotme në Përputhen, u dha takimi i Arjonit dhe Anës. Ata kaluan një moment të mirë dhe madje të dy u shfaqën të kënaqur në përfundim të tij.

Sigurisht nuk munguan as batutat mes tyre. Ana tha se ishte e tërhequr nga stili i veshjes së Arjonit dhe se donin të sqaronin debatin e tyre të mëparshëm.

“Më thuaj çfarë të pëlqen nga pamja ime Arjon?” e pyeti Ana.

“Më pëlqejnë sytë, format trupore,” u përgjigj Arjoni.

“Po nga karakteri?,” pyeti sërish Ana.

“Nga karakteri më pëlqen gjoksi,” tha Arjoni që shkaktoi të qeshura mes tyre.

Në fund ai shtoi “si s’po fikin kamerat këto të pijmë dhe pak verë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco