VIDEO+FOTO/ 16 vjeçarja bën histori në Tik Tok

VIDEO+FOTO/ 16 vjeçarja bën histori në Tik Tok

16:41, 24/11/2020

Charli D'Amelio, ylli i Tik Tok është bërë personi i parë që tejkalon 100 milion ndjekës në platformën e njohur.

E njohur për videot e saj të vallëzimit, 16 vjeçarja filloi të postonte në TikTok në maj të 2019. Dy muaj më vonë, ajo kishte videon e saj të parë virale.

Ajo rregullisht shfaqet me anëtarët e familjes së saj, përfshirë motrën e madhe Dixie D'Amelio, gjithashtu një yll i TikTok.

Rekordi i ri vjen disa ditë pasi Charli u kritikua nga ndjekësit për shkak të një videoje familjare, ku ajo dhe motra e saj, sipas ndjekësve, treguan mungesë respekti ndaj shefit të kuzhinës.

Ajo gjithashtu ka arritur marrëveshje sponsorizimi me marka të ndryshme, duke përfshirë kozmetikën EOS, ka qenë imazh në një reklamë të Super Bowl për Sabra hummus./K.H/Syri.net/

 

 

@charlidamelio

dc @yodamnmomma

? THICK (feat. Megan Thee Stallion) (Remix) - DJ Chose & Megan Thee Stallion

 

 

@charlidamelio

dc @jaylene.carmona

? Elastic - Joey Purp

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco