Lajm i mirë për pjesëmarrësit e Sunny Hill! 50% zbritje në biletat e 'Dua Lipa Studio 2054'

Lajm i mirë për pjesëmarrësit e Sunny Hill! 50% zbritje në biletat e 'Dua Lipa Studio 2054'

14:04, 24/11/2020

Këtë të premte, ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë live në 'Studio 2054', e cila do të transmetohet në vendin tonë në orën 21:30.

Sigurisht, koncerti online, do të funksionojë me bileta.

Por, duket se këngëtarja nga Shqipëria, autore e 'Sunny Hill Festival' , ka menduar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali në vitet e kaluara, të cilët do të kenë plot 50 përqind ulje në biletat e tyre për ‘Dua Lipa Studio 2054’ .

 Linku unik me çmim të zbritur do t'ju shkojë pjesëmarrësve të festivalit Sunny Hill në email. 

“Duke qenë se këtë vit pandemia na ka pamundësuar mbajtjen e Sunny Hill 2020, bashkë me Festtix, kemi vendosur që ta subvencionojmë çmimin e biletës për performancën globale Dua Lipa Studio 2054, e cila për pjesëmarrësit e festivalit tonë do të kushtojë 50% më lirë, ose vetëm 3.5 euro. Ky është çmimi më i lirë që ofrohet momentalisht kudo në botë për performancën e jashtëzakonshme e cila, përveç Duës, do të sjell edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Kylie Minogue, J Balvin, Tainy, Angele, Miley Cyrus, FKA Tëigs dhe emra të tjerë të muzikës”.

Ndërkohë, Dua Lipa ka konfirmuar se pjesë e Studio 2015 do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore, sikurse Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë të famshëm.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco