Ishte ylli i mbrëmjes në AMA por nuk do ta besoni çmimin e fustanit që mbante veshur Dua Lipa

Ishte ylli i mbrëmjes në AMA por nuk do ta besoni çmimin e fustanit që mbante veshur Dua Lipa

11:44, 24/11/2020

Dua Lipa ishte padyshim ylli i mbrëmjes në “American Music Aards”, ku shkëlqeu me disa fustane të punuara nga Versace.

Në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan nga marka e njohur, në ngjyrë të bardhë dhe me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme.

Mirëpo më shumë se vetë fustani, fansat i la pa fjalë çmimi i tij, sepse kushton plot 10 mijë euro.

Për ta falenderuar Duan se ka përzgjedhur fustanin e sa të koleksionit “Pranverë/Verë 2021”, Donatella Versace e ka surprizuar me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka dërguar një buqetë me lule artistes shqiptare, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

“Woweeee! Shumë faleminderit Donatella Versace, këto janë mahnitëse”, ka shkruar Dua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco