Justin Bieber uron Hailey-n për ditëlindje me fjalët më të ëmbla

Justin Bieber uron Hailey-n për ditëlindje me fjalët më të ëmbla

12:47, 23/11/2020

Sot, Hailey Bieber feston 24 vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të shënuar për të, nuk mund të mungonte një urim nga gjysma e saj më e mirë, Justin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në instagram, Justin e uroi bashkëshorten në këtë përvjetur, me fjalët më të ëmbla.

“Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam shtëpia kudo që ti të jesh.

Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhe kryekëput i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Justin krahas fotove.

Çifti janë bashkë prej vitesh tashmë, dhe nuk janë të rralla deklaratat dhe fjalët e ëmbla të dashurisë që dyshja i kushton njëri-tjetrit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco