Angelina Jolie, regjisore e filmit për jetën e fotografit Don McCullin

Angelina Jolie, regjisore e filmit për jetën e fotografit Don McCullin

10:04, 23/11/2020

Angelina Jolie, do të drejtoje realizimin e filmit “Sjellje e paarsyeshme”, një film i cili ka në fokus fotografin britanik të luftës, Don McCullin.

Ky film do të bazohet në autobiografinë me të njëjtin emër.

“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, është shprehur Jolie.

“U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, shton ajo.

Filmi do të jetë një histori nga jeta e fotoreporterit , të cilit në vitin 1968 , kamera e tij Nikon i shpëtoi jetën teksa i priti n një plumb qorr, që mund ta kishte vrarë atë. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco