Majk dhe Blerta e kalojnë natën bashkë

Majk dhe Blerta e kalojnë natën bashkë

09:35, 23/11/2020

Majk dhe Blerta kapen sërish “mat”.

Reperi i njohur shqiptar, Majk, është munduar gjithmonë ta mbajë të rezervuar jetën private mirëpo duket se nuk po ia del.

Disa foto ku ai dhe Miss Kosova, Blerta Veseli, i kanë publikuar nga i njëjti vend ngjallën kureshtje se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie e për t’i forcuar dyshimet u publikua një foto të cilën thuhej se e publikoi Majk nga llogaria e Blertës në Instagram.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë reperi i cili ka mohuar gjithçka, mirëpo disa foto që po qarkullojnë sërish e thonë të kundërtën. Bazuar në disa foto të mëhershme të Majk, krahasuar me ato të tanishmet që janë publikuar në llogarinë e tij dhe Blertës, lë të kuptohet se kjo është shtëpia e Majk dhe se Miss Kosova mbrëmjen e ka kaluar pikërisht në shtëpinë e reperit.

Kujtojmë se këto foto më pas janë larguar nga Instastory e Majk por edhe nga llogaria e Blertës në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco