Pas këngës, Dua dhe Miley paskan rezervuar një surprizë

Pas këngës, Dua dhe Miley paskan rezervuar një surprizë

10:42, 21/11/2020

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa erdhi me një surprizë!

Në 27 nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj.

Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”.

Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Ndërkohë ajo solli sot bashkëpunimin e saj me Miley Cyrus me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Fill pas kësaj, artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar një tjetër surprizë që lidhet me to.

Në një postim në Instagram Dua bëri të ditur se Miley do të jetë pjesë e koncertit të saj virtual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco