Ana e përlotur, ka dy fjalë për Fatjonin: E ulët kjo që bëre…

Ana e përlotur, ka dy fjalë për Fatjonin: E ulët kjo që bëre…

08:50, 21/11/2020

Ana, është një nga vajzat që e ka shprehur hapur pëlqimin për Fatjonin.

Ajo e ka deklaruar më herët këtë gjë, duke shtuar se është e gatshme të ndryshojë për të “përkëdheljet” me djemtë e tjerë, cilësi këto që nuk pëlqehen nga djali. 

Por sipas Fatjonit, Ana nuk i ka ndryshuar këto cilësi, e për këtë arsye ai është ftohur në marrëdhënien me të, duke kërkuar të dalë në takime me vajzat e tjera të emisionit.

Ditën e djeshme, 26-vjeçari ishte në takim me Melisën, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet.

Ana, e përlotur, tha se nuk i shkon një mashkulli që të bëjë këto veprime, si një shenjë “hakmarrjeje” ndaj saj, ndërsa shtoi se Fatjoni e shikon Melisën thjesht si një “objekt seksi”.

“Fatjoni dëshiron të më kthej reston. Më vjen keq për këtë lojë të Fatjoinit. Ai e ka përdorur Melisën, e shikon vetëm si lojë seksi. Unë kam shkruar disa gjëra që dua t’i lexoj. Është e shëmtuar që mashkulli të ulet në këtë kategori thjesht për të më kthyer reston”, u shpreh Ana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco