Sfidat e Shengyl Ismailit si nënë single: A komunikon sot me ish-burrin?!

Sfidat e Shengyl Ismailit si nënë single: A komunikon sot me ish-burrin?!

22:47, 20/11/2020

Shengyl Ismaili ishte e ftuara e kësaj jave në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini duke hapur të gjitha letrat për jetën e saj personale e profesionale.

Ndër të tjera, aktorja e njohur foli për sfidat e saj në jetë, duke qenë e angazhuar në punë pothuajse gjatë gjithë ditës.

Përpos si aktore, Ismaili menaxhon edhe një lokal e kjo ka bërë që për shkak të punës së madhe që të mos ju mungoj asgjë fëmijëve të saj, të mungoj edhe në ditëlindjet e tyre e që kjo është e dhimbshme për të.

Në anën tjetër, Shengyli e cila sot është e divorcuar foli për herë të parë për ish bashkëshortin e saj duke shtuar se është një baba i jashtëzakonshëm.

“Të jesh nënë singell aspak nuk është e lehtë. Duke filluar nga paragjykimet e duke vazhduar tutje. Shpesh e ndjejë veten të lodhur, jo fizikisht por psiqikisht. Për të gjitha gjërat duhet të mendosh vet…Fëmijët e kanë një baba të jashtëzakonshëm që kujdeset jashtëzakonisht shumë për ta. Vitet e fundit kujdeset shumë më tepër se unë pasi unë jam shumë e zënë…E kemi një raport ashtu siç duhet ta kemi”, thotë më tej aktorja./Telegrafi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco