Mariah Carey do të sjell këngën e Krishtlindjeve në bashkëpunim me dy këngëtaret e njohura

Mariah Carey do të sjell këngën e Krishtlindjeve në bashkëpunim me dy këngëtaret e njohura

15:12, 20/11/2020

Mbretëresha e Krishtlindjeve, Mariah Carey këtë vit nuk do të jetë vetëm këtë vit, por do të ketë dy këngëtare mjaft të njohura në mbarë botën.

“Oh Santa”, vjen në bashkëpunim me Ariana Grande dhe Jennifer Hudson dhe do të publikohet në 4 dhjetor.

Në tetor të këtij viti, këngëtarja publikoi në profilin e saj 3 karrige, ku dukeshin tre karrige me iniciale të bardha: “AG, MC, dhe JH”.

Dhe menjëherë, fansat zbuluan se “MC” është për Mariah Carey, ndërsa për inicialet AG dhe JH thuhej se janë Ariana Grande dhe Jennifer Hudson.

Carey është bërë sinonim i festës që nga dalja në vitin 1994 të këngës së saj hit “All I Ëant For Christmas Is You”, e cila ka thyer rekorde historike për vite me radhe.

Revista “Economist” thonte në një artikujt e saj, se nga 1994 në 2019,  Mariah Cary kishte fituar 50 milion euro për vetëm këtë këngë. /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco