Seven Saraqi paralajmëron shumë projekte muzikore për të ardhmen

Seven Saraqi paralajmëron shumë projekte muzikore për të ardhmen

15:30, 20/11/2020

Seven Saraqi ka paralajmëruar prurje të reja.

Reperi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtari i njohur shqiptar, Seven Saraqi dihet se tash e një kohë nuk ka qenë aq aktiv me projekte të reja muzikore.

Por si duket pritjes thuajse i ka ardhur fundi, pasi vetë këngëtari ka publikuar në llogarinë zyrtare një Instastory ku thotë se më e mira pritet të vije së shpejti.

Seveni nuk e ka bërë të ditur se kur do të publikohet ndonjë projekt i ri, por që premtoi se do të jetë diçka shumë e madhe.

“Unë do të jem një nga më të mirët, është vetëm çështje kohe deri të lansoj gjithçka…. vetëm sa fillova dhe po zgjerohem botërisht! Dhe kur gjithçka të ‘eksplodojë’ nuk dua të shtireni pastaj dhe dua të përmend ata që ishin gjithmonë me mua ndërsa drejtohemi për në krye!”, tha ai përmes një Instastory.

Ndonëse ai nuk dha ndonjë datë të saktë, fansat e tij tashmë janë duke pritu me padurim për të këngët e reja nga ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco