Rihanna i frymëzoi të gjithë/ Rikthen pas shumë vitesh stilin e flokëve

Rihanna i frymëzoi të gjithë/ Rikthen pas shumë vitesh stilin e flokëve

11:48, 20/11/2020

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Ndodh rallë ta shohim të pa kuruar apo në gjendje “shtëpie”.

Fotot e fundit të yllit të muzikës pop, Rihanna-s, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ajo duket se ka ndryshuar look.

Edhe njëherë këngëtarja nga Barbados i frymëzoi të gjithë me modelin e ri të flokëve.

Me një prerje flokësh mullet, buzët e kuqe, syze, bluzë të stampuar me gjethen e marijuanës, Rihanna u pa mbremjën e kaluar teksa po shkonte të darkonte me miqtë e saj.

Ndërkohë që këngëtarja u fotografua nga paparazët të gjithë i çuan sytë në një vend: flokët e saj.

Pritet, që shumë shpejt ky model të kthehet në trend, duke marrë parasysh sa shumë fansa mund të ndikohen nga ky look i yllit  të popit.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco