Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e saj me Covid-19: Fundi ka qenë më i tmerrshëm...

Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e saj me Covid-19: Fundi ka qenë më i tmerrshëm...

10:34, 20/11/2020

Anxhela Peristeri ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.

E ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, këngëtarja ka treguar se e ka kaluar koronavirusi kohë më parë dhe se është detyruar të kalojë izolimin në një hotel në Selanik.

Anxhela ka treguar se është infektuar gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi.

“Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”.

Gjithashtu, ajo ka rrëfeu se ditët e fundit të izolimit kanë qenë të tmerrshme, por kanë qenë miqtë që i kanë qëndruar pranë gjatë atyre ditëve duke e ndihmuar me ushqime e gjithçka tjetër.

“Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë”, u shpreh këngëtarja.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco