E keni pyetur veten pse dukesha Kate i mban flokët gjithnjë të lëshuar?

E keni pyetur veten pse dukesha Kate i mban flokët gjithnjë të lëshuar?

09:15, 20/11/2020

Dukesha Kate Middleton është kthyer në një nga ikonat e stilit në botë.

Ajo çfarë Kate zgjedh të veshë në çdo dalje të saj, kthehet shume shpejt në trend.

Dhe pse Kate shfaqet gjithmonë me veshje të ndryshme, ka diçka në look-un e saj, me të cilën Kate nuk eksperimenton.

Janë pikërisht flokët. Dukesha Kate i mban gjithmonë flokët të lëshuar, dhe rrallëherë i kap ato.

Duket se dukesha nuk është fanse e modeleve të flokëve.

Por shume pikëpyetje ngrihen mbi këtë detaj.

Pse Kate nuk i lidh asnjëherë flokët përveç rasteve kur mban kurorën në kokë?

Thuhet se dukesha mban flokët e lëshuar për të mbuluar një shenjë në kokë!

Duket se Kate në të vërtetë mund të ketë një arsye për këtë. 

Kate ka një shenjë të dukshme në anën e majtë të kokës së saj, të cilën  flokët e saj e mbulojnë.

Sidoqoftë, në ato ditë të rralla kur Kate kap flokët, publiku ka vënë re se flokët e saj nuk rriten në atë vend, dhe kjo mund të jetë diçka që e bën atë të ndjehet e pasigurt.

Nuk dihet shkaku i shenjës por një burim i afërt me dukeshën tha për Daily Mail se Kate e ka këtë shenjë që nga fëmijëria, shenjë e një operacioni të vështirë që dukesha ka kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco