Nuk do ta besoni shumën që Samantha Fox siguroi gjoksin e saj

Nuk do ta besoni shumën që Samantha Fox siguroi gjoksin e saj

13:17, 18/11/2020

‘Unë isha gruaja më e famshme në Britaninë e Madhe’ thotë Samanta Fox për ‘The Sun’ me të cilin nënshkroi një kontratë në 1983 për të publikuar fotot e saj topless.

Dhe fotot e saja  me të vërtetë ishin  mahnitëse deri në pikën që siç thotë tani këngëtarja 54 vjeçare, agjenti i saj e këshilloi që të sigurojë gjoksin me një shumë marramëndëse, 1 milion paund.

Këto foto  të nxehta ishin një trampolinë për festat e bujshme të organizuar nga personazhet VIP dhe më vonë për suksesin e saj global si një ylli i muzikës pop, me mbi 30 milion reklama.

Sam ishte vajza e parë që nënshkroi një kontratë ekluzive katër- vjeçare me ‘The Sun’ që do të thoshte se ajo pozonte për çdo lloj xhirimi fotografik.

Disa ditë më parë këngëtarja festoi dhe 50 vjetorin e fotografisë së saj të parë botuar nga tabloidi anglez.

Samantha zbuloi gjithashtu se si në kulmin e karrierës së saj të modelimit, gjoksi i saj ishte bërë aq i famshëm sa agjentja e saj i tha ti siguronte ato:

‘'Ajo më tha: Nëse Betty Grable mund të sigurojë këmbët e saj, ju mund të siguroni gjoksin tuaj' duke shtuar :

''Megjithëse kam punuar ekskluzivisht për The Sun më është kërkuar të punoj për shumë firma të njohura, të marr pjesë në shfaqje sa më është dashur të shoqërohem nga truproja''.

Ylli u tërhoq nga bota e modës në 1986 dhe filloi karrierën e saj muzikore.

Për t'i dhënë asaj "shtytjen" e duhur ishte Freddie Mercury, i cili, në vitin 1986, gjatë një feste në Kensington Roof Gardens në Londër, pas një koncerti e bëri atë të ngjitej në skenë me të për të kënduar "Tutti Frutti" në një duet:

" Nga ajo ditë e tutje u gjenda në faqet e para të gazetave dhe njerëzit filluan të më merrnin seriozisht kur bëhej fjalë për muzikë.

Kënga e saj e parë debutuese e kënduar solo nga ajo ishte ''Touch Me''  e cila u rendit e treta në Mbretërinë e Bashkuar dhe e katërta në SHBA.

Që nga viti 2016 ai ka një marrëdhënie romantike me Linda Olsson me të cilën ajo u fejua zyrtarisht disa muaj më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco