Këngëtarja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19

Këngëtarja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19

13:19, 18/11/2020

Këngëtarja e njohur, Eneida Tarifa ka zbuluar se është infektuar me Covid-19.

Me anë të një video-je në Instagram, ajo ka treguar se humbi shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin.

Ajo dhe vajza e saj janë karantinuar në shtëpi, pais edhe vajza, Aria kishte patur temperaturë pak ditë më parë.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq.

Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, është shprehur Eneda.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco