Deklaroi se kurrë nuk kishte pasur miqësi me Arbana Osmanin/ Albana Osmani i sqaron të gjitha

Deklaroi se kurrë nuk kishte pasur miqësi me Arbana Osmanin/ Albana Osmani i sqaron të gjitha

12:38, 18/11/2020

Pak ditë më parë Albana Osmani, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të saj.

Moderatorja u shpreh se nuk ka pasur miqësi asnjëherë më parë me moderatorin tjetër, Arbana Osmani, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë.

Sot, Albana ishte e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ ku ndër të tjera foli dhe për këtë temë, duke sqaruar njëherë e mirë publikun.

Moderatorja i qëndroi asaj çfarë kishte thënë para pak ditësh, por thekson se deklarata e saj ishte në kontekstin e një shakaje.

Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh Albana .

Kujtojmë, se për më shumë se 10 vite, moderatoret kanë punuar së bashku në një televizion.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco