Reperi rrezikon 10 vjet burg për shkak të kësaj akuze

Reperi rrezikon 10 vjet burg për shkak të kësaj akuze

11:27, 18/11/2020

Lil Wayne është goditur me një akuzë për armë dhe mund të përballet me dënim serioz nëse shpallet fajtor.

Përfaqësuesi ligjor i SHBA-ve për Rajonin Jugor të Floridës ka akuzuar reperin me një akuzë për posedim të një arme zjarri dhe municioni nga një kriminel i dënuar, shkruan TMZ.

Weezy, i cili u dënua për një akuzë për armë krimi në Nju Jork më 2009 – përballet me deri në 10 vjet burg nëse dënohet.

Akuza është për një incident në dhjetor të 2019-ës ku agjentët federalë kontrolluan avionin e Wayne në Aeroportin Ekzekutiv Miami-Opa Locka.

Ai ishte një pasagjer në atë aeroplan, i cili bëri një ndalesë në Florida gjatë rrugës për në Kaliforni.

Në atë kohë , avokati i Wayne, Howard Srebnick, kishte thënë që klienti i tij ishte “pastruar” për t’u larguar edhe pse armët dhe droga thuhet se u gjetën në aeroplan.

Duket se tani federalët besojnë se Wayne ishte pa të drejtë në posedim të një arme dhe municioni.

Srebnick thotë për TMZ se Carter u akuzua për posedim të një pistoletë të veshur me ar në bagazhet e tij në dhjetor. Avokati thotë, “Nuk ka asnjë pretendim se ai e ka shtirë atë ndonjëherë, e ka përdorur ose ka kërcënuar se do ta përdorë. Nuk ka asnjë pretendim se ai është një person i rrezikshëm”.

Ai shtoi, “Akuza është se për shkak se ai ishte dënuar për një krim në të kaluarën, atij i ndalohet të ketë armë zjarri.”

Wayne është planifikuar të paraqitet në gjykatë muajin tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco