‘Marocco’ quhet kënga e tij e publikuar kohë më parë, e që pati një sukses të madh.
Por, tashmë, këngëtari Gunzey po vjen me një tjetër projekt muzikor, që ka titullin ‘Wajo’, titull ky i pazakont në muzikën shqiptare dhe ndryshe nga që jemi mësuar t’i dëgjojmë, shkruan Syri Kosova.
Projekti u finalizua nga Dual Vox Studio dhe Max Production që kanë bërë klipin.
Videoja u xhirua në Tiranë dhe në këtë spot prezente do e shohim edhe të bukurën e Evropës dhe Azisë, Miss Denisa Kulemani.
Se si do jetë ky projekt, presim ta shohim pas publikimit.
© SYRI.net