Detaje nga kënga e re e Duas dhe Miley

Detaje nga kënga e re e Duas dhe Miley

11:58, 10/11/2020

Dua Lipa ka zbuluar se do të jetë pjesë e albumit të kartërt të Miley Cyrus.

Miley Cyrus prej disa muajsh ka qenë duke u përfolur për një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa., shkruan Cheatsheet.

Ajo ndau një fotografi të përbashkët në Instagram, ku dyshja u shfaqën së bashku në një studio muzikore në New York.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka qenë e ftuar së fundmi tek Zach Sang, ‘Just the Interviews’ për të folur në lidhje me projektin e saj të ri “Studio 2054” dhe albumin e ri.

Sang e ka pyetur atë për bashkëpunimin me Miley Cyrus dhe më poshtë është e gjitha çfarë tha 25 vjeçarja.

Përse nuk është realizuar bashkëpunimi në mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus?

Ky projekt nuk ishte dueti i parë i mundshëm midis Cyrus dhe Dua Lipës, teksa kjo e fundit shpjegoi pse të dy vajzat po presin për këngën e duhur.

“Ne duhej të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo nuk na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk kishin dëgjuar nga ne më parë”.

Dua Lipa thotë se ajo mbeti e befasuar nga puna me Cyrus kur realizoi këngën dhe të gjithë elementët përreth saj.

“Ishte vërtet e lehtë. Ajo është kaq e lehtë për të punuar dhe aq e hapur me idetë e saj. Unë mendoj se në atë kuptim, ne bashkëpunojmë, ishte një lëvizje e vazhdueshme nga ne thjesht duke dërguar ide dhe duke folur për mënyrën se si duam të duket, si duam të tingëllojë, si duhet të bëjmë për videon, me kë duhet të punojmë, kush do ta bëjë atë. Të gjitha këto gjëra, ka pasur një bashkëpunim të menjëhershëm. Ajo është vërtet e ëmbël dhe me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese dhe e lehtë për tu punuar. Kështu që jam e ngazëllyer. Nuk do të jap më shumë gjëra”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco