Jeta e familjes mbretërore në serialin e animuar, Sophie Turner do të jetë ‘zëri’ i Princeshë Charlotte

Jeta e familjes mbretërore në serialin e animuar, Sophie Turner do të jetë ‘zëri’ i Princeshë Charlotte

09:36, 05/11/2020

Aktorja e njohur, Sophie Turner do të interpretojë zërin e Princeshë Charlott, në serinë e ardhshme të animuar “The Prince”.

Seriali do të rrëfejë jetën e përditshme të familjes mbretërore britanike nga këndvështrimi i Princit George.

Në një video të shpërndarë në Instagram, djali i madh i William dhe Kate, përgatitet të marrë pjesë në një parti për Halloween, për të cilën ai siguron, ai, motra dhe vëllai i tij do të marrin pjesë të veshur si tre derra të vegjël.

Por, Princeshë Charlotte hyn në dhomën e saj e veshur si Dorothy (tek Magjistari i Oz) dhe Louis shfaqet i maskuar si vampir, duke prishur në këtë mënyrë iden Prince George.

Përveç Sophie-s, aktorë të tjerë që do të interpretojnë personazhet kryesore janë Orlando Bloom , si Princi Harry, Iëan Rheon do të interpretojë Princ William.

Fëmijë me zërin e një të rrituri? Nuk është e çuditshme nëse merrni parasysh që “Prince” është projekti i ri i Gary Janetti , krijuesit të “Family Guy” dhe duke marrë parasysh këtë, të gjithë ne mund të mendojmë për tonin e humorit që do të ketë seriali.

Figura të tjera të famshme mbretërore që do të shfaqen në këtë karikaturë janë Prince Louis (vëllai i vogël i Charlotte dhe George ); Mbretëresha Elizabeth II , Princi Charles dhe Kate Middleton./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco