Rrëfimi i Ellies 19 vjeçare që punon në industrinë e seksit: Shpesh pushimi im mes klientave është dy minuta...

Rrëfimi i Ellies 19 vjeçare që punon në industrinë e seksit: Shpesh pushimi im mes klientave është dy minuta...

08:52, 05/11/2020

Një punonjëse seksi ka ofruar në një rrëfim të sinqertë nga afër profesionit të saj në një dokumentar të ri për Channel 5.

Ellie vetëm 19 vjeç nga Nottingham është shprehur se fiton gjashtë shifra në vit falë punës së saj  gjatë një segmenti vetëm për të rritur.

Ajo është në këtë biznes që në moshën 16 vjeçare.

Në pjesën e parë të dokumentarit ajo shfaqet në një dhomë hoteli në Mançester që kishte rezervuar për fundjavën e saj të punës.

Ellie shpjegoi se nganjëherë kërkesa është aq e lartë saqë asaj i mbetet shumë pak kohë ndërmjet takimeve 15 minutëshe, për të cilat ajo kërkon 70 £. 

19 vjeçarja e cila rezervon klientët e saj në internet sapo vuri këmbën në Manchester tha se e priste një natë e ngarkuar, pasi kishte marrë tashmë dy rezervime.

Duek foluar para kamerës duke pritur klinetin e saj të parë, ajo u shtpreh:

'Padyshim që për klinetin tim të parë pamja ime është e freskët , por pasi klienti im i parë të shkojë do të më duhet ta rifreskoj sërish. Më duhet të bëj dush, të bëj një ndryshim në veshje. Mund të kem kohë vetëm 5 minuta dhe nganjëherë dhe 30, gjithçka varet nga ajo që njerëzit kanë rezervuar’.

Natën që ekipi i kamerës e shoqëroi atë në hotel, ajo zbuloi se një klient i kishte paguar asaj 150 £ për 15 minuta, por kishte qëndruar vetëm dhjetë, duke i lënë asaj kohë shtesë për t'u përgatitur dhe relaksuar për klientin tjetër.  

Në ruajtjen e imazhit të saj në mes të seancave, Ellie - e cila ende jeton në shtëpi me prindërit e saj - tha se puna në një hotel mund të paraqesë sfida

Ajo shpjegoi se duhet të bëjë zgjedhje të veçantë në lidhje me hotelet.

"Unë duhet të kërkoj për hotele që nuk kanë sistem të kartave kyçe kështu që  thjesht mund të shkohet drejtpërdrejt në ashensor deri në dhomë pa një kartelë," tha ajo. 

Gjithashtu ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që dyert e hotelit të kenë ‘syrin magjik’ që ajo të mund të kontrollojë se kush po troket në derë para se ta hap atë: ‘Për muan një derë me sy magjik është si një siguri’ duke shtuar se  ajo u trondit kur pa që dhoma që kishte rezervuar për fundjavën e sj nuk e kishte syrin magjik, që do të thotë se do ti duhej ta hapte derën direkt.

Dhe përsa i pëket asaj që ajo fiton nga puna e saj Ellie shpjegoi se mund të fitone 1500 stërlina në një natë dhe ndonjëherë udhëtonte në Londër dhe Manchester për të gjetur një numër më të madh klientele.

Pavarësisht të ardhurave të mëdha që fiton si shoqëruese, ajo fiton edhe përmes llogarisë së saj OnlyFans me materiale pornografike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco