E trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja e ‘Titanic’

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja e ‘Titanic’

08:59, 05/11/2020

Elsa Raven, aktorja e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Agjenti i Raven ka konfirmuar për “Deadline” se ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Nuk janë dhënë detaje më të hollësishme rreth vdekjes së saj, ndërkohë që ka lënë pas 15 nipër dhe mbesa. Elsa, mbiemri i saj i vërtetë ishte Rabinowitz, lindi në shtator 1929 dhe pati një karrierë të suksesshme. 

Roli i saj i parë ishte në 1970 “Vrasësit e Muajit të Mjaltit” dhe ajo shpejt erdhi një pjesë në “The Amityville Horror”.

Ajo luajti në “The Line Of Fire” së bashku me John Malkovich dhe në “The Moderns”, në të cilën ajo portretizoi Gertrude Stein.

Ajo luajti rolin e Ida Strauss në filmin “Titanic”, çiftin e moshuar që u panë të shtrirë në shtrat së bashku dhe duke u përqafuar, ndërsa anija u fundos dhe uji hyri në dhomën e tyre./K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco