Komediani i njohur tregon momentet e tij më të errëta, pasi u diagnostikua me Parkinsonin

Komediani i njohur tregon momentet e tij më të errëta, pasi u diagnostikua me Parkinsonin

15:57, 04/11/2020

Komediani  i njohur me origjinë kanadezo-Amerikan në një intervistë për “People” ka folur hapur për momentet e tij “të errëta” në jetën e tij.

Ai ka treguar momentet kur u diagnostikua me Parkinson në 1998, diskutoi pengesat shëndetësore që e çuan atë të vinte në pikëpyetje optimizmin e tij dhe si arriti ta fitonte sërish.

Në vitin 2018, një tumor jo kanceroz në shtyllën kurrizore të Fox, ishte duke u rritur me shpejtësi dhe duke i shkaktuar dhimbje të tmerrshme në të gjithë trupin e tij. 

"Unë po shkoja drejt një paralizë nëse nuk do doja të operohesha. Sidoqoftë, operacioni për heqjen e tij ishte i rrezikshëm. Tumori po më shtrëngonte palcën [kurrizore], kështu që ata duhej të ishin shumë të kujdesshëm në heqjen e tij në mënyrë që të mos bënin dëmtime të mëtejshme", tha 59 vjeçari.

Operacioni doli me sukses dhe Fox filloi një proces trajtimi katër-mujor në të cilin iu desh të mësonte të ecte përsëri.

Ai u kthye me familjen në apartamentin e tij në New York City vetëm në mënyrë që të mund të filmonte një pjesë të film të “Spike Lee” ditën tjetër.

Por në mëngjesin e xhirimit, Fox ra në kuzhinë dhe theu keq krahun. "Ky ishte padyshim momenti im më i errët".

Por pas shumë kohësh, ai gjeti çelësin për të rimarrë anën e tij pozitive.

"Optimizmi është rrënjosur me të vërtetë në mirënjohje. Optimizmi është i qëndrueshëm kur ju vazhdoni ta ktheni në mirënjohje, dhe ajo që rrjedh nga kjo është pranimi. Të pranosh që kjo gjë ka ndodhur, dhe ti e pranon ashtu siç është. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të përpiqesh të ndryshosh. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta pranoni atë si një ndëshkim ose pendim, por thjesht vendoseni në vendin e duhur. Pastaj shihni se sa pjesën tjetër të jetës tuaj duhet të lulëzoni dhe pastaj mund të vazhdoni tutje ".

Aktori, tani thotë se ai ka një "optimizëm të një 60-vjeçari" dhe po përqendrohet të kaloi kohë me fëmijët e tij dhe gruan e tij, Tracy Pollan . /K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco