Këngëtari i njohur latin flet i emocionuar për ankthin dhe depresionin: Stuhia do të kalojë dhe unë do kthehem...

Këngëtari i njohur latin flet i emocionuar për ankthin dhe depresionin: Stuhia do të kalojë dhe unë do kthehem...

14:21, 04/11/2020

Këngëtari kolumbian José Álvaro Osorio Balvín ose i njohur si J Balvin ka vendosur të flas sërish para ndjekësve të tij për shëndetin e tij mendor.

Nëpërmjet një video në Instastory ka rrëfen mungesën e tij në rrjetet sociale, duke treguar se si çdo qenie tjetër njerëzore, edhe ai po kalon sfida, por këtë herë është ankthi dhe disa depresione. 

“Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të trilloj për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët, i brishtë… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju. Së shpejti, stuhia do të kalojë dhe unë do të kthehem duke bërë shaka me të gjithë ju," vazhdoi Balvin. 

Kjo nuk është hera e parë që J Balvin flet në lidhje me akthin dhe depresionin. Në 2019, ai tregoi në nëpërmjet një video-je në Instagram se ky është realiteti.

"Ankthi dhe depresioni janë një realitet, ndoshta është pjesë e misionit tim në tokë të flas për gjëra që pak njerëz i pranojnë. Dhe thjesht  jam duke pranuar që unë jam njerëzor si gjithë të tjerët. "

Sensacioni muzikor 35-vjeç, ka fituar pesë Billboard Latin Music Awards, katër Latin Grammy Awards, dy MTV Video Music Awards dhe ka marrë dy nominime Grammy.  /K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco