Prindër për herë të parë/ Vjen në jetë fëmija i parë i multi-milionierit italian

Prindër për herë të parë/ Vjen në jetë fëmija i parë i multi-milionierit italian

08:24, 31/10/2020

 Ato mbase janë një ndër çiftet më të përfolura në Itali. 

Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij,  gazetarja, Sharon Fonseca, janë bëre prindër për herë të parë.

Ishte Gianluca, ai që me anë të një postimi në Instagram, e bëri të ditur këtë lajm për ndjekësit.

Me një foto ku pozon me partneren Sharon dhe të voglën e familjes të sapoardhur në jetë, ndau lajmin e mirë me ndjekësit.

“Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vacchi. Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”- ka shkruar Vacchi .

Ai është një multimilioner i njohur nga ndjekësit për jetën luksoze që bën.

Ndërsa ajo është një gazetare 25-vjeçare.

Çifti është përfolur mjaft herë për jetën e tyre super luksoze por edhe për marrëdhënien e tyre me një diference të konsiderueshme moshe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco