E dashuruar marrëzisht pas tij, Anita publikon foto duke e puthur me pasion Ramushin

E dashuruar marrëzisht pas tij, Anita publikon foto duke e puthur me pasion Ramushin

10:22, 30/10/2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe partnerja e tij Anita, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale.

Së fundi, Anita ka ndarë në InstaStory një foto me Haradinajn, ku shfaqen të përqafuar e duke shkëmbyer një puthje në buzë në mes të rrugës.

“Dikur kur kemi qenë të rinj.”- shkruan ajo teksa etiketon partnerin.

Ndryshe, para rreth një muaji është raportuar në media se Haradinaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, por këto raportime i ka mohuar Anita.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, ka treguar më herët Anita.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco