Artisti me famë botërore përgëzon Dua Lipën: Nuk ndalem së dëgjuari

Artisti me famë botërore përgëzon Dua Lipën: Nuk ndalem së dëgjuari

07:24, 30/10/2020

“Future Nostalgia” ishte padyshim një sukses për Dua Lipën, dhe një gjë të tillë e ka vënë në pah dhe Elton John.

Gjatë një videoje live me artisten shqiptare, John e konsideroi albumin si një ndër më të mirët e këtij viti.

“Ndërsa po më intervistoni … Unë thjesht dua t’ju them se ju keni bërë ndoshta një nga albumet më të mëdhenj të vitit. ‘Future Nostalgia’ ishte se kapi zellin e asaj që njerëzit donin. Ata donin diçka lart, ata donin diçka argëtuese dhe çdo pjesë në album është fantastike. Ne nuk ndalemi së dëgjuari. Djemtë e mi e duan, David gjithashtu e adhuron.”, tha John.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, artistja shqiptare me famë botërore ka punuar shumë, dhe frytet e para ka nisur t’i marrë.

Pak kohë më parë, u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe Dua u nominua në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Noë”, “Best Pop” dhe “Best Act” në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Artistja shqiptare u nominua gjithashtu dhe për një tjetër eveniment të rëndësishëm. Ajo u nominua për 4 kategori në festivalin “LOS40 Music Aëards” që mbahet në Spanjë, për çmimin artistja më e mirë, për albumin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë.

Ndërkaq, së fundmi shqiptarja ka bërë me dije se është nominuar në dy kategori të ndryshme dhe në “American Music Aëards”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco