Aleksandër Gjoka flet për vështirësitë financiare në kohë Covidi

Aleksandër Gjoka flet për vështirësitë financiare në kohë Covidi

07:17, 30/10/2020

Për shkak të pandemisë, aktivitetet artistike në vend janë ndaluar prej muajsh dhe muzika është një nga sektorët më të prekur.

Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar në emisionin "ABC e pasdites", për të folur rreth kësaj çështje.

Deda shtroi problemin e vështirësive financiare, duke iu bërë thirrje artistëve që të bashkohen përgjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, Gjoka shtoi se ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi dhe për ta është e nevojshme të punojnë.

‘Njerëzit thonë hë më mo, se ky ka lekë. Unë si kam vjedhur. Është krijimtaria ime, por edhe shpenzoj më tepër. Mos harro që ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi’, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco