FOTO/ Aktorja e njohur i jep fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë

FOTO/ Aktorja e njohur i jep fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë

22:09, 29/10/2020

Aktorja e famshme, Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar në fshehtësi të plotë.

Çifti  i ka thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private, javës që kaloi.

Ky lajm i bukur është dhënë në Instagram nga “Meals on Ëheels America”, ku shkruhet “Të sapomartuar”.

“Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masa e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet.

Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonëheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postim.

Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas. Ata shpallën fejesën në 2019.

Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson është martuar dy herë më parë, me aktorin Ryan Reynolds dhe me biznesmenin francez Romain Dauriac. Ajo dhe Dauriac ndajnë një vajzë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco