Brad Pitt ndahet nga e dashura 30 vite më e re: Asgjë nuk ishte serioze...

Brad Pitt ndahet nga e dashura 30 vite më e re: Asgjë nuk ishte serioze...

16:07, 29/10/2020

Aktori i njohur Brad Pitt është ndarë nga e dashura e tij, Nicole Poturalski.

Sipas burimeve të “Page Six” thuhet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes të shumë komentuar. Burimet kanë shtuar se dy personazhet e njohur të ekranit nuk kanë pasur një lidhje shumë serioze dhe se ndarja e tyre ka ndodhur pak kohë më parë.

Aktori i Hollivudit, 56 vjeç, thuhet se është magjepsur nga brunia, kur u takuan për herë të parë në gusht.

Gjithashtu janë takuar edhe në Gjermani në restorantin e modës Borchard, në pronësi të burrit të Nicole, Roland Mary. 27 vjeçarja është në një martesë të hapur.

Kujtojmë se Brad ka qenë i martuar me Anglina Jolie dhe bashkë kanë 6 fëmijë./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco