Mirud pjesë e festivalit të RTSH-së

Mirud pjesë e festivalit të RTSH-së

13:10, 29/10/2020

Tashmë kanë nisur zyrtarizimet e këngëtarëve që do marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së.

E një nga ta, është edhe këngëtari kosovar që jeton në Amerikë, i njohur me Nofkën Mirud, shkruan Syri Kosova.

Këtë gjë e konfirmoi vet ai, përmes një fotoje të hedhur në Instagram.

Ai do vijë nga Amerika me një këngë që sipas tij do jetë ‘zjarr’.

Kujtojmë që kënga fituese do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ që do mbahet vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco