Berati del nga ‘Përputhen’ shkaku i Shqipës, vjen reagimi i saj: S’kam folur akoma

Berati del nga ‘Përputhen’ shkaku i Shqipës, vjen reagimi i saj: S’kam folur akoma

11:49, 29/10/2020

Që në fillim tregoi se shkoi për Shqipën.

Por, duke qenë se atë e larguan nga emisioni ‘Përputhën’, pas saj ka dal edhe djali nga Kosova, Berat Behramaj, shkruan Syri Kosova.

Berati doli pasi tha se ai në ‘Përputhën’ erdhi për Shqipën dhe duke qenë se Shqipja nuk është më, nuk ka kuptim të jetë as ai, pjesë e këtij emisioni.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i Shqipës.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Shqipja tha se pas saj Berati ka qenë person i vërtetë në mesin të tjerëve që janë akoma në ‘Përputhen’.

“Ti je personi më i vërtetë pas meje, u tregove burrë se erdhe për mua dhe po ikë për mua. Le të shpifin, e vërteta gjithmonë del, por, unë ende s’kam folur…. Takimin tonë do ta bëjmë jashtë” shkroi Shqipja në foto.

Se për çfarë s’ka folur akoma ajo, presim të shohim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco